A po politizohet skajshmërisht strehimi i afganëve në Shqipëri?

Nga Isak Bilalli Sipas kerkeses miqesore nga SHBA-te, Shqiperia dhe Kosova pa asnje medyshje pranuan te strehojne perkohsisht refugjate afgane te cilet jane vene nen shenjester te regjimit te ri me br...
A po politizohet skajshmërisht strehimi i afganëve në Shqipëri?
Foto: A po politizohet skajshmërisht strehimi i afganëve në Shqipëri?

Nga Isak Bilalli

Sipas kerkeses miqesore nga SHBA-te, Shqiperia dhe Kosova pa asnje medyshje pranuan te strehojne perkohsisht refugjate afgane te cilet jane vene nen shenjester te regjimit te ri me brutal dhe me te pameshirshem qe sot udheheq shtetin e Afganistanit.
Padyshim qe pranimi per te akomoduar perkohesisht, pse jo edhe ndryshe eshte me shume se nje veprim humanitar qe ne vetvete misheron fisnikeri dhe dinjitet sepse fundja tradita e zakoni shqiptar nuk e lejon qe te ia mbyllesh deren dikujt qe te pergjeron per strehim me qellim te ruajtjes se gjese me te shtrenjte ne bote- jetes.

Ne kontekstin aktual humaniteti dhe fisnikeria ka dimension dual sepse perveq se ndihmohet nevojtari sajdiset edhe miku qe po nderhyn ngaqe kerkesa per te strehuar keta njerez te rrezikuar me vdekje vjen nga nje shtet mik, te cilit shqiptaret i detyrohen te respektojne dhe te perfillin pozitivisht nje kerkese te tille, aq me teper qe kjo kerkese eshte minimale qe Shqiptaret duhet te bejne.

Populli shqiptar ne kete linje ka vepruar historikisht duke deshmuar humanitet e dinjitet njerezore duke strehuar mikun ne dite te veshtira sic ka qene rasti me strehimin e hebrenjeve gjate persekutimit nazist dhe permes veprimit te tille Shqiperia me te drejte ka fituar titullin nderi si safe-haven duke i dal ne ndihme hebrenjve gjate periudhes me te veshtire-hollokaustit. Ka qene pikerisht respektimi i parimit zakonor i beses (code of honor) qe musafiri i cili te troket ne dere per te ruajtur jeten duhet te strehohet dhe te mbrohet per aq kohe sa ka nevoje dhe nje kerkese e tille sot ka ritrokitur ne dere te Shqiptareve.

Duke marre persiper obligimet e strehimit Shqiperia e Kosova po rideshmojne dinjitetshem se respektojne te drejten nderkombetare dhe marrin anen e humanizmit, paqes e demokracise.
Por, a po i qasen drejt dhe me sinqeritet shqiptaret ketij humanizmi apo gjithcka po rreshqet drejt politizimit te skajshem?

Nese analizojme me kujdes cdo aspekt te kesaj teme Kosova dhe Shqiperia qendrojne ne pozicione te ndryshme dhe ne gjatesi valore te kunderta ne trajtimin e problemit qe nga zanafilla deri me tash kur kemi ardhjet e para te refugjateve afgane.

Ka nje fenomen qe po ndodh ne Shqiperi, i cili eshte sa i pazakonte aq dhe i cuditshem ne menyren se si po shitet ne opinionin publik. Vendimi dhe pergaditjet e para ne Shqiperi jane bere pa transperence te plote dhe informacioni ka ardhe si rrjedhje nga burime nderkombetare, edhe pse do te duhej te ishte publik per shkak te dimensionit human.
Nje qasje e tille e fshehte ka nxitur debat te brendshem pro et contra lidhur me strehimin duke nxjerr ne siperfaqe pikepyetje zingjirore te cilat ne gjykimin tim jane te natyres irrelevante. Fare te parendesishme nese mirret per baze qe Kryimeinistri i Shqiperise ne cdo lloj vendimi qe merr konform detyrave funksionale sidomos lidhur me vendimet e drejta ka qasje jo transparente me qellim te politizimit te ceshtjes per te cilen mbledh pike politike te tija.

Fill pas rrjedhjes se informacionit per “bisedat sekrete” mes SHBA-ve dhe Republikes se Shqiperise, Kryeministri Rama deshi qe ta fuste edhe Kosoven ne te njejtin kazan gjasme duke i bere thirrje qeverise se Kosoves te pranonte kerkesen per strehimin e afganeve, gje qe menjehere u refuzua duke ja hedhur surratit te verteten per kete ceshtje se nuk ka nevoje per keshilla “miqesore” sepse Kosova eshte shtetet dhe ka marre vendimet e saja me kohe. Rrjedha e ngjarjeve na con tek fakti se egziston dyshimi i bazuar qe rrjedhja e inofrmacionit ishte e kontrolluar nga Rama perderisa kjo ceshtje ka qene dhe eshte e mirepritshme nga Shqiptaret.
Reagimi i Presidentes Osmani lidhur me strehimin e refugjateve afgan ishte nje ndarje me thike rreth dy mendesive te ndryshme politike qe Edi Rama tentoi ta zhyste edhe Republiken e Kosoves ne llumin e tij antitransparence dhe feyrje ndaj qytetareve te saj dhe duke u munduar ne te njejten kohe ta shiste veten si udherrefyes se si duhet te veproje qeveria e Kosoves dhe se te kete keshille po e bente nga zemergjersia e tij.
Mediokritet e paftyresi, asgje me pak se kaq!

Pergjigja ishte meritore dhe e drejtperdrejt ndaj tij duke ja treguar se ku e ka vendin ky pseudolider i ballkanit dhe pertej kesaj gjithcka mbaron me pike!!!
E keqja me e madhe eshte se sot, krejt pa te drejte ka nje debat ne Shqiperi lidhur me strehimin e Afganeve me tendence politizimi dhe per te hedhur drite mbi shkaqet dhe arsyet se pse ndodh duhet kerkuar fajtorin se kush po shkel mbi keto vlera e trasheguara brez pas brezi.
Krejt e kunderta, ne Kosove nuk ka patur asnje lloj debati per kete teme mbase per shkakun se edhe gjeneratat e reja qe jane aktive ne jeten publike kane pervojen ose te qenit vete refugjate ose te zhvendosur brenda per brenda territorit gjate luftes se Kosoves ndaj dhe per kete arsye pranimi i refugjateve afgan ka kaluar natyrshem pa zhurme dhe pa politizim te kesaj ceshtje. Nje qasje vertete dinjitoze dhe per te u marre shembull nga Shqiperia fqinje.

Por, kush po i mundohet te i nxjerre Shqiperise faqe tjeter nga ajo se cfare realisht eshte?

Skena politike elektrizuese ne Shqiperi do te kishte nje fajtor te vetem nese opozita aktuale – Partia Demokratike e Shqiperise te heshte apo te akuzonte Kryeministrin per mostransparence por ky subjekt dhe kryetari i saj Basha nuk e hengri karremin. As eksponente me ndikim ne PD nuk rane ne gracken lidhur me pranimin e refugjateve afgane ndaj dhe pozicionimi i qarte dhe me kohe pro strehimit edhe deklarimi i menjehershem i liderit historik te PD-se, Sali Berisha si veprim ne perputhje me traditen e shkelqyer te shqiptareve si aleat te SHBA-ve, deshmoi se opozita perfundimisht nuk kontribuon aspak ne nxjerrjen e faqes se zeze te Shqiperise.
Mbase, pritshmerite kane qene qe te pakten do te kishim nje reagim me inerci ndaj SHBA-ve per shkak te shpalljes nongrata nga Departamenti i Shtetit te SHBA-ve per te cilen Dr. Berisha pa asnje hezitim nuk e ngaterroi ceshtjen e tij personale me nje proces qe ia zbardh fytyren vendit te tij.

Mbeshtetja e parezerve e PD-se per te akomoduar afganet dedukton kete subjekt si mosbashkepunues dhe etiketues te nje procesi human dhe e nxjerr lakuriq Kryeministrin Rama i cili si ne cdo ceshtje per te fshehur notimin qe e ben neper kanale te nendheshem sulet me te shara e fyerje te uleta per te hedhur fajin diku tjeter. Rendom, pista e pare e fyerjeve eshte e drejtuar tek opozita per te vazhduar me tutje tek qyetaret e zakonshem por, fatkeqesisht, kesaj radhe Rama nuk mund te drejtoje gishtin as te Basha as te Berisha e as te Shqypi sepse reagimi opozitar ishte i shpejte i sakte dhe i pamanipulueshem nga ana e tij.
Per me shume Rama nuk mund te fajesoje as shqiptaret qe realisht jane pro strehimit te njerezve ne nevoje.
Veprimet e Rames per cdo proces politik jane te deshifrueshme sepse cdo veprim i tija domosdoshmerisht kalon neper trekendeshin; fajesim i opozites, injorim e fyerje ndaj qytetareve dhe perfundon neper ingranazhet e analisteve e opinionisteve te cilet jane jenicere te betuar per t’a mbeshtetur ate ne cfaredo situate te sikletshme qe ndodhet.
Edhe ne rastin e Afganeve si nje detyrim moral kombetar ai veproi me te njejten strategji, por kesaj radhe ne mesin e opinionisteve dhe analisteve kishte plot te tille qe rane ne gracken e Rames te cilet zeshem ngriten pikepyetje si nje veprim i pa-analizuar mire dhe prematur per Shqiperine. Dihet se financiarisht strehimi i afganeve ka nje kosto financiare ndaj dhe analistet e te pavarur po artikulojne se Shqiperia me gjithe veshtiresite qe kalon ne mospermbushjen e detyrimeve financiare ne akomodimin e te demtuarve nga termeti dhe detyrimet nga humbja a arbitrazheve e bejne te veshtire te perballoje fluksin e refugjateve.
Per mendimin tim ky eshte nje gabim i madh i atyre analisteve qe nuk i takojne mbeshtetesve te partise ne pushtet te cilet po gabojne rende duke paraqitur sfidat e brendshme financiare kundrejt nje veprimi humanitar qe e ka per obligim moral ta permbush.
Sipas teorise se deduktimit, na mbeten vetem opinionistet dhe analistet qe i fryjne zjarrit te politizimit se kesaj ceshtje dhe qe probabilietiti i larte eshte te jene te stimuluar pikerisht nga qeveria per te ngritur pluhur ne menyre qe te behet sa me shume zhurme dhe ne gjithe kete stuhi Rama te trajtohet triumfator
Strehimi i Afganeve nuk do te duhej ne asnje menyre te politizohej dhe te diskutohej ne asnje lloj forumi apo debati publik, dhe kjo per nje arsye se shqiptari asnjehere nuk ka qene aq kerrnac sa qe te ia numroje sa kafshata buke i ha nje musafir i cili te vjen ne shtepi.Qytetaret shqiptare jane te njejtit qe strehuan hebrenjte dhe rrezikuan jetet e tyre duke mos i dorezuar gjermanet deri sa ata gjeten strehen e tyre te perhershme dhe jane prape te njejtit shqiptare qe duke respektuar miqesine prape duhet t’i thone bujrum atyre qe kane nevoje duke e shtruar sofren me buke, kripe e zemer.

Ata qe duan te gjejne fajtorin e ketij politizimi duhet kerkuar brenda per brenda raelitetit shqiptar ku dhe krymeinistri nuk ka mundesi te akuzoje opoziten, i ka shteruar resurset njerezore qe bejne analiza favorizuese per te dhe tani i kane mbetur vetem rrjetet sociale te zihet nga mengjesi ne darke me “individe te caktuar” te cilet nuk jane dakord me politikat e tij antiqytetare.

Larg mendsh por edhe kundershtirat e fcb mund te jene te stisura per te realizuar qellimin e atij qe eshte ne hall te madh mbijetese ne politike dhe po politizon edhe ceshtjen e strehimit te afganeve ne Shqiperi.