A paralajmëron Saimir Tahiri rikthimin aktiv në PS?

Partia Socialiste ka nisur sot proçesin e votimit për delegatët e kongresit, zgjedhje që zhvillohen pranë çdo dege të Ps-së. Ajo që të bie në sy është mobilizimi i gjithë faktorëve brenda partisë më të madhe që sot qeveris vendin për një pjesëmarrje të plotë dhe aktive në bazë.
Një nga njerëzit më të fortë brenda PS-së, ish kryetari i degës së Tiranës, Saimir Tahiri në rrjetin e tij social facebook ka lajmëruar zgjedhjet.
Statusi i tij i plotë:

Tahiri kohët e fundit është tërhequr nga skena aktive e politikës për një betejë me drejtësinë, të cilën ai e ka quajtur “Beteja për të Vërtetën”.
Tahiri u akuzuar nga Partia Demokratike si pjesë e klaneve të trafikut të drogës ku në disa përgjime që iu bënë trafikuesve, PD pretendon se nga përgjimet nënkuptohet emri i tij si i njohuri i tyre.
Tashmë drejtësia pritet të zbardhë të vërtetën që kërkon Tahiri duke mohuar çdo akuzë që ai i quan politike.
Por a do kthehet Tahiri në politikën aktive si një nga njerëzit më të fuqishëm brenda PS?
Kjo mbetet për t’u parë në muajt në vijim.
Votimi i delegatëve të PS në kongres për herë të parë bëhet elektronik, mesa duket Ps i paraprin reformeës Zgjedhore, me opsionin votimi elektronik.
Votimet nisën në orën 8:00 dhe pritet të përfundojë në orën 16:00 dhe sipas parimit një anëtar një votë.
Edhe Sekretari për Marrëdhëniet me Shoqërinë Civile dhe Mediat në Partinë Socialiste, Alfred Peza tha se janë 103 056 anëtarë të PS në gjithë vendin që do të zgjedhin mes 1496 kandidaturave për 706 delegatët e Kongresit./apel.media