A je e paaftë apo arrogante?/ Tabaku “përplasje” me Ibrahimaj në Kuvend

Ministraja e Financave Delina Ibrahimaj iu përgjigj akuzave të deputetes Jorida Tabaku për mos transparencë për fondet e rindërtimit. ‘Ndihem e keqardhur që në të gjithë përgjigjen dëgjova vetëm paaft...
A je e paaftë apo arrogante?/ Tabaku “përplasje” me Ibrahimaj në Kuvend
Foto: A je e paaftë apo arrogante?/ Tabaku “përplasje” me Ibrahimaj në Kuvend

Ministraja e Financave Delina Ibrahimaj iu përgjigj akuzave të deputetes Jorida Tabaku për mos transparencë për fondet e rindërtimit.

‘Ndihem e keqardhur që në të gjithë përgjigjen dëgjova vetëm paaftësi arrogancë e zgjedhur e pazgjedhur. Pra të mos merremi me kush ka zgjedhur dhe si ka zgjedhur. Po recitoni shifrat dhe nuk dëgjoni. Po thoni të pavërteta! Ishte e nevojshme që ndërhyrja të ishte emergjente. Ndihem e qetë për zbatimin e ligjit për procesin e rindërtimit. Kemi parashikuar një fond për 2023.- u shpreh Ibrahimaj.

“A ke ndonjë lidhje ti me ato kompani apo ish zv kryeministri, keni përdorur fatkeqësinë me biznes. A je e paaftë apo arrogantë, nuk e di? Ministrja i bën punët e veta nga kafja po grupi parlamentar ka llogaritur dhe ka analizuar çdo gjë mbi buxhetin faktik. Duhet të kishim përgjegjës para drejtësisë. E njëjta gjë ndodhi me inceneratorët dhe u mbyllën sytë. Emergjenca sot po përdorët si justifikim për biznesin dhe krizën. Këta zyrtarë duhet të mbajnë përgjegjësi.”- tha Tabaku.