Që Qeveria Shqiptare nuk ka marrë me seriozitet punën për të plotësuar aspiratën e 3 milion shqiptarëve që jetojnë brenda territorit dhe miliona të tjerëve që jetojnë jashtë në mërgim, për të integruar Shqipërinë në Unionin Europian, këtë tashmë e di i madh e I vogël.

Por refuzimi nga ana e Francës për hapjen e negociatave dhe qëndrimi i saj i prerë edhe pas shumë orësh këmbëngulje të superfuqisë Europiane Gjermanisë, dëshmon qartë se vullneti i këtij vendi nuk lidhet me ecurinë e reformave të brendshme të Shqipërisë, gjithaq sa me një projekt gjeopolitk rajonal që fle në sirtarët e pluhurosur të qarqeve anti-shqiptare.

Alibi e Francës synon të lërë jashtë proceseve integruese Ballkanin Përendimor, kryesisht Shqipërinë, dhe trojet etnike të shqiptarëve të Ilirisë (Maqedoninë e Veriut), por siç duket edhe Kosovën nesër. Franca dhe Presidenti Makron, mbështetur nga Holanda e Danimarka, dje i kanë bërë një nder shumë të madh Kryeministrit Rama, duke vënë veton për të mos shkëputur Maqedoninë e Veriut nga Shqipëria e për të mos i dhënë shkas një revolte masive nga shqiptarët për Ramën. Ruajtia që i bëri Macron reputacionit politik të Ramës, lë dyshime të forta se edhe në linjat e politikës së jashtme më shumë rëndësi kanë politikanët e dështuar, sesa fati I një populli që i është sosur tek shtëpia Macronit nga pamundësia ekonomike, shkaktuar pikërisht nga njeriu që Marcon i dha mundësi të mos diskretitohej.

E ndërsa për Maqedoninë diskutohej mëvetësimi si rast nga Shqipëria, Macron vë veton që ndarje të mos ketë, madje lobon për këtë gjë.

Përse kjo veto për dy vendet, të mos u shkurtohet koha për anëtarësim, sepse koha është më e çmuar se çdo gjë tjetër për një komb, ndërsa çuditërisht vetoja tjetër që të dyja të mbeten të pandara në një rrugëtim pakrye!?

Mos qoftë e thënë që Franca të mbështesë shengenin Ballkanit Perëndimor duke lënë Maqedoninë të pandarë me Shqipërinë në këtë proçes edhe pse ky vend kish kryer çdo kërkesë të BE për hapjen e negociatave.

Mos-hapja e negociatave për pranim në BE për të dy vendet, është në interes të Rusisë dhe Kinës , e padiskutim satelitit të tyre në Ballkanin Përndimor, Serbisë .

A mund të jetë rastësisht në sinkron të plotë me interesat Ruso-Serbe për Ballkanin Perëndimor, qëndrimi i pathyeshëm francez për moshapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut deri në “reformimin” e BE-së, alibi e cila mund të mbijetojë pa kufi dhe deri në arritjet e synimeve të vërteta të Francës, dhe boshtit të cilit i shërben një politikë e tillë.

Ky dëm është i madh, për të dyja vendet dhe ekziston frika për t’i hapur rrugë penetrimit të interesave Ruso-Kineze në Europën e brishtë dhe në Ballkanin Perëndimor si sferë interesi në gjeopolitikën e tyre.

Ndaj cilido mediokër shqipfolës duhet t’a ketë parasysh mirë se para se të gëzohet që nuk u hapën negociatat, duhet të hidhërohet se cili do të jetë fati i Shqipërisë në të ardhmen.

Dje në Komisionin Europian nuk dështoi Rama, sepse Rama ka dështuar me kohë, por “dështoi” BE dhe SHBA.

Topi është në këmbët e shqiptarëve, mediave dhe grupeve ekonomike të interesit, t’a gjuajnë fort për të rrëzuar këtë qeveri, derisa t’a dëbojnë në azil politik mëkëmbësin e dobësimit të faktorit shqiptar në rajon.