A e dini çfarë nate është sonte?/ Njihuni me bestytninë e solstikut

Sonte në natën mes datës 20 e 21 qershor është solstiku veror ose dielli i ndaluar,quhet kështu sepse nga kjo ditë dielli kthehet pas duke i lënë vendin zgjatjes së natës, kjo është dita më e gjatë e vitit dhe si rrjedhojë më me shumë energji. Dielli do qëndrojë më shumë orë dhe nga data 22 fillon e kthehet pas, duke sjellë si pasojë zgjatjen graduale të natës dhe zvogëlimin gradual të ditës.
Në nivel shpirtëror, pra në nivel energjik kemi shumë bollëk nga ana e galaksisë sonë dhe ne duke qënë pjesë e saj kemi mundësinë të karikohemi me këtë energji të pastër që na vjen direkt nga burimi hyjnor.
Zakonisht solstiku veror festohet për katër ditë nga data 20 qershor deri në datën 24,në natyrë këto ditë prezantojnë ditët e bollëkut pasi gjithçka u mboll në pranverë tashmë është rritur dhe jep frytet. Ka shumë sjellje që na mundësojnë pastrimin tonë shpirtëror dhe vendosjen tonë në linjë mes tokës dhe burimit të energjisë hyjnore.
Në këto ditë duhet t’i lejojmë vetes nivelin më të lartë të paqes dhe të dashurisë ndaj gjithçkaje që na rrethon,ndaj natyrës dhe njerëzve. Të imagjinojmë një botë brilante për njerëzimin.
Le të praktikojmë pranimin e gjithçkaje kështu si është e t’i hapim zemrën energjisë hyjnore…Duhet të kemi sjellje tolerante,vëllazërore dhe solidariteti për këto ditë. Duhet të dialogojmë pa diskutuar,të komunikojmë me dashuri dhe qetësi mendore, të lejojmë që situatat të rrjedhin e të falim çdo situatë…
Të mbajmë harmoninë brënda nesh duke mos luftuar,duke mos gjykuar,duke mos bërë rezistencë e duke mos përballuar gjërat me qëllim që të lejojmë energjinë hyjnore të bëjë punën e saj për të mirën tonë.
Pas datës 24 mund t’i dedikohemi sërsh ndryshimit individual dhe shoqëror.
Disa praktika që bëhen në natën e solstikut veror janë:
-Zjarret,zjarri është simbol i alkimisë e i transformimit në këtë natë mund të ndezim një zjarr dhe të diegim në të në mënyrë simbolike gjërat negative të jetës sonë.
-Mbledhja e luleve të lëndinave dhe vendosja e tyre në një vazo jashtë në natën mes datës 20 e 21 qershor për të marrë vesën e më pas i mbajmë për disa ditë në shtëpi.
Solstiku veror është një moment shumë i rëndësishëm për natyrën dhe rrjedhimisht edhe për ne që jemi pjesë e saj.
Pastrim shpirtëror të mbarë 😊💫🌞