A duhet të ketë një biznes të drejtën të refuzojë shërbimin për një konsumator?

Nga Klodian Tomorri

Bllokimii i Trumpit nga Twitter ne thelb prek nje ceshtje themelore qe ka te beje me lirine. A duhet te kete nje biznes te drejten te refuzoje sherbimin per nje konsumator?

Ka nje proces te famshem gjyqesor per kete ceshtje, kur nje pasticeri ne SHBA refuzoi te bente torten e dasmes te nje cifti gay. Gjykata e shtetit vendosi te denoje pasticerine per shkelje te ligjit antidiskriminim, por Gjykata Supreme e kthehu vendimin. Me nje votim 7 me 2 Gjykata Supreme e SHBA-se tha se pasticeria kishte te drejte te refuzonte dhenien e sherbimit per ciftin gay, por e motivoi vendimin me lirine fetare.

Tani, pertej lirise fetare, ceshtja mbetet serish. A duhet te kete nje biznes te drejten per te refuzuar dhenien e sherbimit tek nje konsumator?

Une per vete mendoj se po. E di qe ka shume debat. Por kjo eshte ceshtje qe ka te beje me lirine. Konsumatori ka te drejte te refuzoje blerjen e nje produkti apo sherbimi nga nje konsumator. Te njejten liri dhe te drejte duhet ta kete edhe biznesi.

Ndaj kur shoh konservatoret qe sulmojne Twitterin pse refuzon te sherbeje Trump me duket pak e cuditshme. Normalisht liria duhet te qendroje mbi gjithcka.