A do ta shpallin gjendjen e jashtëzakonshme?/ Rama: Nuk kemi pasur kohë të mendojmë aspekte formale

Kryeministri Rama është pyetur nëse do t’a shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, për të cilën thotë se nuk ka kuptim ta dëgjojë këtë pyetje sot.

Sipas tij, nuk ka pasur kohë t’a mendojë këtë gjë.

”Është e çuditshme që e dëgjoj këtë pyetje nga mëngjesi deri në darkë, nuk ka kuptim sot, cfarë do të thotë? Akti formal i gjendjes së jashtëzakonshme nuk është se sjell më shumë sesa ka sjellë. Natyrisht nesër është dita për të menduar të gjitha edhe këtë që po thoni ju, nejse, ju jeni të pafajshëm, të fajshëm janë ata që vijojnë të cysin edhe sot. Ne do i vlerësojmë të gjithë, por një gjë është e sigurt, këta njerëz do të trajtohen në mënyrë dinjitoze nga strehimi. Nuk kemi pasur kohë të mendojmë për aspektet formale, kemi dhënë dh epo japim gjithcka. Ditën dhe natën nuk jemi Franca, Gjermania, as Greqia dhe Italia që kanë eksperienca të gjata në këto sfida, por më lejoni të jem mirënjohës”,- tha Rama.