Ngjarja e rëndë në Shkodër, Ngjela: Është vrasje, e pamundur që nëna të mbytet së bashku me 3 fëmijët

Ngjarja e rëndë në Shkodër, Ngjela: Është vrasje, e pamundur që nëna të mbytet së bashku me 3 fëmijët

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Shkodër ku dyshohet se Alma Arrazi u vetëmbyt së bashku me 3 fëmijët e saj, mund të ketë qenë një vrasje.


Kështu deklaroi avokati Spartak Ngjela i ftuar në emisionin “Breaking” me gazetaren Fiori Dardha në Top News. Ngjela u shpreh i bindur se është e pamundur që fëmijët të mbyten së bashku me të ëmën.

“Është vrasje. Nuk është vetëvrasje. Vetëvrasja si rregull lë një shenjë. Ku ka nënë që vret fëmijën dhe nuk tregon arsyen? Po pra, duhet t’I kenë vrarë dhe hedhur atje. Por fakti që nuk ka shenja vrasje, do të thotë se janë mbytur në mënëyrë të justifikuar. Këto i nxjerr autopsia, por deri tani autopsia ka heshtu, nuk ka nxjerë përse shkakun.

Nuk e dimë shkakun e vdekjes së 4 personave. Nuk mund të mbyten fëmijët bashkë me nënën. Në 99% është pamundësi absolute. E dyta duhet të dimë shkakun përse nëna vret fëmijët. Zakonisht, kjo në termin profesional të hetimit është hakmarrje ndaj burrit. Për të ditur pse, duhet të dimë çfarë konflikti kanë pasur bashkë”- tha Ngjela.


Mes të tjerash, shtoi se nuk kishte prova të mjaftueshme për mbajtjen në burg të Erdgys Arrazit, bashkëshortes së të ndjerës, nën akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes. Sipas Ngjelës, nëse vërtet është vetëvrasje, atëherë mund të jetë bërë për hakmarrje të Alma Arrazit ndaj bashkëshortit të saj.

“Nuk dimë shkakun e ngjarjes. Nuk ka prova për shtytjen në vetëvrasje, duhet të ketë keqtrajtim e gjëra të tjera që të shtyjnë në atë akt. Është hetim shumë i vështirë. Këta e kanë arrestuar bashkëshortin por nuk e dimë përse, është shtytje për vetëvrasje apo akt kriminal?

Nëse akti i mbytjes së fëmijëve është real, është hakmarrje ndaj të shoqit. Ne nuk dimë konfliktin e saj të brendshëm me bashkëshortin vetëm arrestimin e këtij të fundit”,- shtoi avokati.