95% e akujve në Arktik u shkrinë në 35 vjet/ Një krizë mjedisore

Një video që publikon Forumi Ekonomik Botror, tregon se akulli i detit në brigjet e Grenlandës po shkrihet shpejt, ku ka mbetur vetëm 5% të masës origjinale. Akulli më i vjetër dhe më i trashë është z...

Një video që publikon Forumi Ekonomik Botror, tregon se akulli i detit në brigjet e Grenlandës po shkrihet shpejt, ku ka mbetur vetëm 5% të masës origjinale.

Akulli më i vjetër dhe më i trashë është zëvendësuar me akull më të hollë, i cili shkrihet më lehtë. Studiuesit thonë se ndryshimi i klimës globale, është fajësia për humbjen e vazhdueshme. Nëse zbrisni 95% nga diçka, çfarë ka mbetur? Vetwm 5% akull. Kjo wshtw një krizë mjedisore nw Oqeanin Arktik. Shkencëtarët nga Unioni Gjeofizik Amerikan (AGU) kanë lëshuar një video me kalimin e kohës që tregon akullin e oqeanit që formohet gjatë 35 viteve të fundit. Regjioni – i cili mbulon një hark 2,000 km nga Arkipelagu Arktik Perëndimor Kanadez në bregdetin verior të Grenlandës – do të jetë i fundit që do të humbasë mbulesën e tij shumëvjeçare të akullit. Akulli I krijuar nw 35 vite përbën një strehë të rëndësishme, për speciet që varen nga akulli për mbijetesën e tyre, duke filluar nga algat e vockla deri tek gjitarët në krye të zinxhirit ushqimor, siç janë arinjtë polarë. Por mbulesa e akullit të detit këtu po shkrihet dy herë më shpejt se vendet e tjera në Oqeanin Arktik. Një studim i AGU ka gjetur sesi akulli më i vjetër, më i trashë i rajonit po zhduket, ai po zëvendësohet nga akulli më i hollë, më pak i qëndrueshëm që shkrihet më lehtë.

Trashësia e akullit të detit Arktik ndryshon nga viti në vit, për shkak të kushteve të ndryshme të motit, por arrin në masën e saj maksimale vjetore në Mars

Studiuesit e Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA) regjistruan një rënie të konsiderueshme me kalimin e kohës si në shtrirjen e mbulesës së akullit ashtu edhe në trashësinë e tij. Në vitet 1980, akulli mesatar i detit në Mars ishte më shumë se 15.5 milion kilometra katrorë, por vitet e fundit mesatarja është më afër 14 milion kilometra katror.

Një model i ngjashëm është parë në Antarktik, i cili ka humbur rreth një të gjashtën e mbulesës së saj të akullit që nga viti 2014. Rajoni ka humbur aq akull deti, në 4 vitet e fundit, sesa Arktiku ka humbur në 34 vitet e fundit./old.apel.media