898 shtëpi të pabanuara nga tërmetet në Greqi

Dy tërmetet që goditën Greqinë këtë javë kanë lënë pas dëme të mëdha materiale.

Sipas inspektimeve të autoriteteve 898 është numri i  shtëpive të pabanuara, ndërkohë do të ketë edhe shembje të tjera të spitaleve, shkollave dhe kishave si  pasojë e dëmeve në strukturë .

Dy tërmete të fuqishëm me magnitudë 6.2 dhe 5.9 ballë të shkallës Rihter goditën ditën e enjte zonat e Elasonas dhe Larisës.

Drejt zonave më të goditura janë dërguar çadra për të ndihmuar njerëzit që kanë mbetur të pastrehë, ndërkohë që po punohet për të riparuar problemet në shtyllat elektrike, pasi shumë zona kanë mbetur pa energji.