Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka kapur në shkelje të ligjit 861 biznese agroushqimore që veprojnë në sektorin e prodhimit të produkteve të konsumueshme. Subjektet kanë tregtuar produkte jashtë afateve të përdorimit, me mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë, mangësi në kushtet higjeno-sanitare, tregtim produkti mish i pa pajisur me certifikatë veterinare dhe vulë, mungesë në dokumentacion shoqërues të importit, mos etiketim në gjuhën shqipe, etj.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer në total 81 mijë inspektime, ku ka vendosur masa me paralajmërim, për 6190 subjekte. Burime për apel.media, mësojnë se AKU ka nxjerrë një urdhër për kontrolle të shtuara, për të garantuar sigurinë ushqimore gjatë festive të fundvitit.
Por edhe pse kontrolluet e AKU, janë shtuar kohët e fundit, sërisht në adresë të mediave e portaleve vijnë denoncime nga konsumatorët për produkte që tregtohen jashtë afatit të skadencës në raftet e dyqaneve, por edhe prodhime jashtë parametrave të sigurisë siç janë sallameritë, për të cilat AKU, duhet të hapë proces hetimor intensive./ apel.media