8 Godina në Institutin e Kamzës do të shemben- Veliaj: Banorët do të përfitojnë nga bonusi i qirasë

Dhjetë godina në Institutin e Kamzës do të shemben, pasi janë të rrezikshme për personat që strehohen tek to.

Bëhet fjalë për 8 godina, ku  në një pjesë të tyre banojnë familjarë, ndërsa në një pjesë tjetër banojnë studentë. Mësohet se në këto godina janë kryer disa ndërhyrje në strukturë, gjë që i ka bërë edhe më të rrezikuara nga dëmet e tërmetit.

Vendimi për prishjen e këtyre godinave, është marrë  sot në Mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ndërsa Krye bashkiaku Veliaj, u shpreh se banorët që jetojnë në këto godina, do të përfitojnë nga bonusi i qirasë.

“Bëhet fjalë për godina të super amortizuara, të ndërtuara nga vetë studentët me punë vullnetare. Pra dikush vinte për Inxhinieri, ose për Letërsi, apo në rastin atje, vinte për Hortikulture apo për Veterinari, dhe ndërtonte vetë edhe konviktin. Kështu që i njëjti fat me shumë ndërtesa silikate dhe parafabrikate me punë vullnetare në Tiranë, është ideja e tyre. Kështu që ja ku është edhe prova që nuk po diskriminojmë njëri, një palë ose një tjetër, por shohim amortizimin e ndërtesës. Dhe në Institut Bujqësor të dhjeta janë të amortizuara, nuk ka nevojë të marrim rrezik fare. Për familjarët në 8 godina do trajtohen me bonusin e qirasë”, tha Veliaj./apel.media