8 autobusë me punëtorë sezonalë nisen drejt Greqisë nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës

8 autobusë me punëtorë sezonalë janë  nisur  dje nga qyteti i Korcës  drejt Greqisë përmës pikës së kalimit kufitar të Kapshticës.

Burime për Apel.Media konfirmojnë se punëtorët ishin nga qytete të ndryshme të vendit, të cilët cdo vit punojnë në plantacionet me pjeshkë, ullinj e qershi të Greqisë.

Punëtorët përfitojnë nga marrëveshja dypaleshë mes shtetit tonë dhe atij grek ndaj edhe në kushtet e punësimit ata i janë rikthyer punës së tyre në sektorin e bujqësisë. Në fakt kjo  është një punë që ata e bëjnë cdo vit e që mbetet e vetmja zgjidhje për të siguruar të ardhura për familjet e tyre.

Mësohet se ndryshe nga sa ndodh zakonisht, kalimi i kufirit për këta persona është zgjatur për shkak të procedurave dhe kontrolleve të shtuara si rrjedhojë e COVID – 19, ku vec dokumentave shihet edhe për respektimin e distancave si dhe pajisjen me maska e doreza të tyre. Gjatë një jave nepermjet kesaj pike kufitare kanë kaluar me shumë se 300 shtetas shqiptarë.