78 vjet nga Konferenca e Pezës/ Meta: Të bashkohemi kundër pushtimit nga një bandë oligarkësh që kanë uzurpuar institucionet

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zhvilluar homazhe në Pezë, me rastin e 78 vjetorit të Konferencës së Pezës.

Meta shprehet se Pezë do të thotë Shqipëri. Ai shtoi se sot shqiptarët duhet të bashkohen kundër pushtimit nga një bandë oligarkësh që kanë uzurpuar institucionet.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Pezë do të thotë Shqipëria mbi të gjitha!

Pezë do të thotë bashkim, kushtrim dhe qëndresë, pa dallim feje, krahine dhe ideje në mbrojtje të interesit kombëtar.

Mesazhet që përcjell edhe sot, pas 78 vitesh, Konferenca e Pezës janë më aktuale se kurrë për të lënë mënjanë ndasitë e interesat afatshkurtra, dhe për t’u bashkuar kundër një pushtimi të ri nga një sekt e një bandë oligarkësh që kanë uzurpuar institucionet dhe kanë marrë peng të ardhmen e çdo shqiptari dhe atë europiane.

Pezë do të thotë Shqipëria mbi të gjitha!Pezë do të thotë bashkim, kushtrim dhe qëndresë, pa dallim feje, krahine dhe…

Gepostet von Ilir Meta am Dienstag, 15. September 2020