7 mijë protestues në Greqi mblidhen jashtë parlamentit kundër vaksinave/ Policia, përdor gaz lotsjellës e topa uji për ti shpërndarë

Policia greke përdori gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë një grup njerëzish që hodhën flakë dhe objekte të tjera gjatë një proteste në Athinën qendrore të dielën kundër vaksinimeve të detyr...
7 mijë protestues në Greqi mblidhen jashtë parlamentit kundër vaksinave/ Policia, përdor gaz lotsjellës e topa uji për ti shpërndarë
Foto: 7 mijë protestues në Greqi mblidhen jashtë parlamentit kundër vaksinave/ Policia, përdor gaz lotsjellës e topa uji për ti shpërndarë
Policia greke përdori gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë një grup njerëzish që hodhën flakë dhe objekte të tjera gjatë një proteste në Athinën qendrore të dielën kundër vaksinimeve të detyrueshme COVID-19.
Më shumë se 7,000 njerëz, disa që mbanin kryqe, u mblodhën jashtë parlamentit grek për të protestuar kundër vaksinave. Protesta të ngjashme në Athinë muajin e kaluar patën gjithashtu dhunë.

Rreth 5.7 milion njerëz nga një popullsi e përgjithshme prej 11 milion janë vaksinuar plotësisht, dhe sondazhet kanë treguar se shumica e grekëve favorizojnë vaksinimin e detyrueshëm për grupe të caktuara siç janë punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe stafi i shtëpive të pleqve.

Megjithatë, qindra punonjës grekë të vijës së parë protestuan të enjten kundër një plani për t’i bërë vaksinimet të detyrueshme për sektorin e kujdesit më 1 shtator.
Rastet mbeten të larta në Greqi, e cila ka raportuar gjithsej 581,315 raste që nga fillimi i pandemisë vitin e kaluar dhe 13,636 vdekje. Kishte 1,582 raste të reja ditore të Dielën.