6 muaj në protestë/ Banorët e Bërxullës sërish protestë, bllokojnë rrugën e Rinasit

Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë. Ata janë vendosur në rrugën që të çon në aeroportin e Rinasit duke tentuar ta bllokojnë, por nuk janë lejuar nga policia. Banorët, kryesisht gratë jan...
6 muaj në protestë/ Banorët e Bërxullës sërish protestë, bllokojnë rrugën e Rinasit
Foto: 6 muaj në protestë/ Banorët e Bërxullës sërish protestë, bllokojnë rrugën e Rinasit

Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë. Ata janë vendosur në rrugën që të çon në aeroportin e Rinasit duke tentuar ta bllokojnë, por nuk janë lejuar nga policia.

Banorët, kryesisht gratë janë ulur në rrugë, duke zënë një kah të saj.

“Kemi 6 muaj që protestojmë, shteti s’do t’ia dijë fare. I jemi ankuar dhe ambasadave, të gjithë bëjnë sehir. jemi banorë të këtij fshati, jemi autoktonë. Mirë që e ktheu rrugën na e hodhi gjithë banorëve, por tani pse nuk vjen të na japë përgjigje, vlerësimin e pronave, të banesave, a ka rrugë dytësore?! Për kë punon ky shtet? Ky projekt rruge ka shkelje.
Ervis Berberi, drejtori i ARRSH nuk e di ku është rruga. E ka fajin shteti, ministria e Infrastrukturës”, thanë banorët.