577-vjetori i Besëlidhjes/ Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e Presheva mblidhen në Lezhë, Kurti: Populli shqiptar duhet të faktorizohet

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe politikanë të tjerë shqiptarë nga Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës janë mbledhur në Lezhë sot për të kujtuar dhe nderuar 577-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës.

Të shoqëruar nga mbështetës dhe qytetarë të Lezhë, ata marshuan në bulevardin “Gjergj Fishta” e më pas bënë homazhe dhe vendosën kurora me lule në obeliskun e Besëlidhës. Më pas vizituan dhe vendvarrimin e Gjergj Kastriotit.

Duhet të ndjekim pishtarin që është mbajtur përgjatë historisë nga brezi në brez në mënyrë që populli shqiptare kudo që është të faktorizohet, të nxjerrë përfaqësuesit e saj më të mirë e më të devotshëm dhe në këtë mënyrë krizën e shumëfishtë që ka pllakosur ta zëvendësojnë me çlirim me bashkim me zhvillim dhe përparim të gjithanshëm. Sot këtu tek flamuri kombetar dhe tek beslidhja e Lezhës, i përulemi me nderim dhe zotohemi për angazhim të përjetshëm heroit tonë kombëtar Skënderbeut dhe të gjithë luftarëve shqiptarë në të gjitha epokat e kombit tonë.”- tha Kurti gjatë fjalës së tij.