52 ushtarë rumunë zbarkojnë në Tiranë/ U vijnë në ndihmë të lënduarve nga tërmeti

Vazhdojnë operacionet për nxjerrjen e personave nga rrënojat e ndërtesave të shembura nga tërmeti i fuqishëm.

Përveç autoriteteve shqiptare, kanë ofruar ndihmën e tyre edhe vende të tjera. Sipas fotove të raportuara, 52 ushtarë rumunë kanë zbarkuar në Tiranë, për të ofruar ndihmën e tyre.
Pas mbështetjes nga Kosova, Gjermania, Italia, Greqia, Franca, Serbia, Bullgaria dhe Turqia, ekipet e emergjencës drejt Shqipërisë i ka nisur edhe Rumania me qëllim ardhjen në ndihmë të autoriteteve shqiptare./apel.media