5 shenja që tregojnë se po kaloni shumë kohë para ekraneve të paosjeve elektronike

Meqenëse pajisjet elektronike janë bërë shtyllat kryesore në jetën tonë të përditshme, veçanërisht në punë, lodhja e syve është diçka me të cilën po përballen gjithnjë e më shumë njerëz. Në ditët e so...
5 shenja që tregojnë se po kaloni shumë kohë para ekraneve të paosjeve elektronike
Foto: 5 shenja që tregojnë se po kaloni shumë kohë para ekraneve të paosjeve elektronike

Meqenëse pajisjet elektronike janë bërë shtyllat kryesore në jetën tonë të përditshme, veçanërisht në punë, lodhja e syve është diçka me të cilën po përballen gjithnjë e më shumë njerëz.

Në ditët e sotme teknologjia shpesh zë pjesën më të madhe të ditës, sytë tanë janë të fiksuar në ekranet përpara nesh. Por me një përdorim të tillë rutinë, sytë dhe trupi mund të fillojnë të ndjejnë efektet negative.

Sipas ekspertëve të shëndetit, të qëndrosh për më shumë se një orë para ekranit, konsiderohet si një kohë shumë e gjatë.

Nëse e teproni, trupi juaj do t’ju japë disa sinjale që tregojnë që duhet të ndaloni dhe të bëni një pushim.

Më poshtë janë shenjat që trupi jep në këto raste, me qëllim që të jeni më të vetëdijshëm rreth shëndetit tuaj.

Simptomat e zakonshme të kohës së tepërt para ekranit

Simptomat mund të ndryshojnë nga personi në person, por zakonisht shfaqen si:

Djegie e syve

Arsyeja se përse sytë fillojë të djegin pas një kohe të gjatë në ekran, është se ju nuk i mbyllni sytë aq shpesh sa duhet. Prandaj këshillohet që të merrni pushime të shkurtra gjatë punës në ekran dhe të mabni sytë mbyllur për disa sekonda.

Lotim i syve

Kur shikoni ekranet e pajisjeve tuaja për periudha të gjata kohore, sytë lodhen dhe si rezultat të fillojnë të lotojnë. Ngjashëm me ndjesinë e djegies, lotimi i syve mund të ndodhë edhe kur nuk i mbyllni sytë mjaftueshëm.

Dhimbje koke dhe trupi

Shumë njerëz raportojnë një dhimbje të lehtë mbi vetullat e tyre ose dhimbje koke. Nëse punoni para një kompjuteri, mund të ndjeni siklet në qafë dhe në shpinë, e kjo nga qëndrimi juaj i gabuar.

Probleme me fokusimin

Në secilin prej syve, ne kemi gjashtë muskuj që punojnë së bashku për të kontrolluar lëvizjet e syve, që përfshin shikimin për afër dhe larg.

Kur përqendroheni në një distancë të afërt dhe fikse për një kohë të gjatë, muskujt e syve tuaj do të fillojnë të punojnë më shumë.

Më pas kur shkëputeni nga ekrani, ju mund të ndiheni sikur ju duhet më shumë kohë për t’u fokusuar.

Objektet e largëta mund të duken të paqarta për një kohë të shkurtër.

Privim i gjumit

Sipas ekspertëve, drita blu e emetuar nga telefoni dhe laptopi juaj mund ta bëjë më të vështirë të bini në gjumë. Për këtë arsye këshillohet që të paktën një orë para gjumit të shkëputeni prej tyre.

Si të shmangni efektet e padëshiruara të kohës së tepërt para ekranit

Fatmirësisht, nëse jeni duke përjetuar ndonjë nga simptomat e mësipërme, ju mund t’i shmangni ato nëse ndryshoni mënyrën se si ndërveproni me pajisjet tuaja.

Filloni me këtë praktikë: Çdo 20 minuta, shikoni të paktën në 20 metra në largësi, për 20 sekonda.

Kjo i lejon muskujt e syve të relaksohen dhe të mos qëndrojnë të kontraktuar.

Metodë ka edhe përfitime të tjera. Ju do të jeni në gjendje të shtrini shpinën dhe qafën dhe thjesht t’u jepni syve një moment për të pushuar.

AgroWeb.org sugjeron gjithashtu t’i largoni pajisjet tuaja sa më larg nga fytyra, në mënyrë që të mos jenë shumë afër ekranit.

Është gjithashtu e rëndësishme të zvogëloni plotësisht kohën para ekranit. Dhe nëse ende nuk mund të gjeni lehtësim, kontaktoni një mjek okulist. /AgroWeb