Nihwa Al-Futtaim, vajza simpatike e pronarit të zinxhirit tregtar, Carrefour dhe qendrave të tjera tregtare Mall of Egypt, është një nga këngëtaret e suksesshme të trendit në Kairo dhe vendet Arabe. Nihwa Al-Futtaim, e cila njihet për video klipet e saj me pamjet piktoreske prej parajse, buqë detit të kuq, në Lindjen e Mesme u përfol për një marrëdhënie sentimentale me princin e kurorës së Dubait, Sheikun Hamdan bin Rashid Al Maktoum.
Mediat përfolën lidhjen në çift por ishte vet këngëtarja e cila hodhi posht një lajm të tillë duke deklaruar se ishte thjesht një miqësi me Princin e Kurorës së Dubait. Lajmi për fejesën e saj, u shpërnda nga mediat, kur në llogarinë e saj në instagram u postua një unazë me dedikim për princin. Por ajo tha se llogaria e saj ishte hakuar dhe shkruar pa djeninë ose dëshirën e saj.
Lajmi për fejesën e artistes Nahwa Al-Futtaim ose Najla, vajza e biznesmenit Majid Al-Futtaim Carrefour dhe Mall of Egypt, I cili është edhe bashkëpuntori i projekteve të tjera për Sheikun Hamdan bin Rashid Al Maktoum, Princin e Kurorës së Dubait, u përhap në numrin më të madh të faqeve të internetit në botën arabe./ apel.media