Spikeri i mirenjohur Dhimër Gjoka shprehet nostalgjik për karrierën e tij të gjatë në spikerim të lajmeve. Ai ka ndarç me miqtë e tij në facebook foto të fillimeve të karrierës së tij në Radiotelevizionin Shqiptar ndërsa i është rikthyer këtij ekrani si spiker I lajmeve 3 vite më parë pas largimit për disa vite në ekranin e Alsat tv dhe Top Channel.
RTVSH mesa duket mbetet “on top” për spikerin e karrierës së edicionit të lajmeve. Dhimo Gjoka siç e njohin kolegët tashmë numëron plot 45 vite në tavolinën e lajmeve dhe atë radiofonike. Ai mbahet mend nga shumë breza për zërin karakteristik dhe shumë profesional në edicionet e lajmeve. Plejadë e njerëzve profesionistë të ekranit, ai i rreshtohet kolegëve të tjerë si Tefta Radi, Amalia Dhamo, Kiço Fotiadhi, Roland Roshi, Arben Mevlani , Virgjil Kule etj .
Statusi i plotë :
10 Nentor 1974-10 Nentor 2019, 45 vjet rrugetim ne mikrofonin e Radio-Tiranes dhe ekranit Televiziv Shqiptar. /apel.media