Rastet e dhunës në shkolla janë bërë alarmante. Një tjetër denoncim për dhunë është bërë në polici nga një 41- vjeçare.
Kjo e fundit ka denoncuar në komisariatin numër 3, se dyshon që në muajin tetor mësuesja kujdestare dhe drejtoresha e shkollës i kanë dhunuar djalin e saj të mitur.
‘Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur shtetasja I. A., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshon se në muajin tetor, mësuesja kujdestare dhe drejtoresha e shkollës që frekuenton djali i saj i mitur, kanë ushtruar dhunë ndaj tij. Grupi hetimor po kryhen të gjitha veprimet procedurale, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes’, bëjnë të ditur burime zyrtare nga Policia e Tiranës.