37-vjeçarja gjendet gjysmë e djegur dhe e pajetë, detajet e para

Një trup i pajetë është gjetur ditën e sotme në një park në Mougins (Alpes-Maritimes), në Francë. Bëhet fjalë për një grua 37-vjeçare. Trupi i saj pjesërisht i djegur dhe i zhveshur i përket një prostitute nga Evropa Lindore, raportojnë mediat franceze.

Hetuesja e ngjarjes tregon se viktima jetonte në rajon.

 “Viktima është identifikuar në 99.99%”, njoftoi prokurorja, Fabienne Atzori, e cila dha detajet e para rreth viktimës së gjetur mëngjesin e Krishtlindjeve.

Kjo e fundit saktësoi se “ky identifikim u lehtësua nga shenja dalluese që kishte veshur personi“.

Një autopsi e viktimës duhet të kryhet të hënën. Sipas Nice-Matin, ajo kishte “një emër mashkulli shqiptar si tatuazh në njërin krah”.

Një kontroll u bë në qytet, vuri në dukje prokurorja, duke sqaruar se hetuesit po përpiqen të zbulojnë “kush kishte takuar këtë grua të re”.

Trupi i viktimës u zbulua të mërkurën në mëngjes, nga një shëtitës. Hetimi iu besua brigadës hulumtuese të xhandarmërisë së Kanës dhe seksionit të kërkimit të xhandarmerisë së Marsejës, përmes antenës së saj lokale në Fréjus.

Asnjë zhdukje shqetësuese e grave të reja nuk ishte raportuar kohët e fundit në zonë. /apel.media