34-vjeçarja u hodh nga pallati bashkë me fëmijën 1-vjeç, policia njoftim zyrtarë

Policia ka dhënë informacion zyrtarë në lidhje me ngjarjen e rëndë që u regjistrua mesditën e sotme në Vlorë.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 në lagjen “Pavarsia” dhe bëhet fjalë për shtetasen me inicialet P.M., 34 vjeç e cila bashkë me fëmijën e saj 1 vjeç është hedhur nga pallati dhe për pasojë kanë ndërruar jetë.

“Sot më datë 26.11.2021, rreth orës 12:30, në lagjen “Pavarësia 2″, shtetasja P. M., 34 vjeçe, dyshohet se është hedhur së bashku me fëmijën e saj të mitur K. N., 1 vjeç, nga sheshpushimi i katit të një pallati dhe për pasojë kanë ndërruar jetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.