34-vjeçari nga Kosova mbytet në plazhin e Shëngjinit

foto ilustruese

Gjatë pasdites së sotme rreth orës 17:00 ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku një 34-vjeçar nga Kosova është mbytur në plazhin e Shëngjinit, teksa ishte duke u larë.

Trupi i tij është pikasur nga disa pushues të cilët kanë njoftuar policinë. I riu është transportuar në spitalin e Lezhës, por pa shenja jete.

Dyshohet se shtetasi nga Kosova ka pësuar arrest kardiak dhe prandaj është mbytur, por grupi hetimor po punon për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë.