34 vjeçari i gjetur i vdekur në Vlorë, është qëlluar me armë

34-vjeçari Kreshnik Dashi që u gjet I vdekur në lagjen Kushtrimi në qytetin e  Vlorës, ka një plumb në shpatull, e cila dyshohet se i ka shkaktuar edhe vdekjen.

Viktima punonte në një fabrikë këpucësh, por nuk rezulton të jetë me preçdentë penal. Ekspertiza dëshmon se mund të jetë qëlluar me armë për shkak të plagës në shpatull.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me ngjarjen ku në orët e para të mëngjesit të sotëm u gjet një person i pajetë në afërsi të banesës së tij në lagjen “Kushtrimi”, ku nga veprimet paraprake rezultoi pa shenja dhune, ju informojmë se:

Pas hetimeve të mëtejshme, nga ekspertiza e plotë mjeko-ligjore, në trupin e 34 vjeçarit K.D, konkretisht në pjesën e pasme të shpatullës është konstatuar një plagë e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri.

34 vjeçari punonte në një firmë këpucësh në qytetin e Vlorës dhe nga ana e Policisë nuk njihet si person me precedent penal.

Në Policinë e Vlorës është ngritur një grup i posaçëm hetimor me qëllim dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Vijojnë hetimet e mëtejshme në bashkëpunim me Prokurorinë për sqarimin e rrethanave dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të autori