324 kg kokainë në portin e Durrësit/ Edhe 3 muaj të tjerë paraburgim për shoferin e kamionit

Gjykata e Posaçme ka zgjatur me 3 muaj afatin e qëndrimit në paraburgim për shoferin Nazif Ajroskin.

40-vjeçari nga Maqedonia e Veriut është shoferi i kamionit ku u kapën 324 kg kokainë në Portin e Durrësit në qershor të vitit 2021.

Sipas News24, Ajrofski po hetohet nga SPAK për “Trafik të narkotikëve”, në bashkëpunim, “Grup të strukturuar kriminal” dhe “Kryerje veprash nga organizata kriminale”.

Nazif Ajrofski, 40-vjeçari nga Struga që drejtonte trajlerin me heret ka mohuar të ketë pasur dijeni për sasinë e lëndës narkotike. Ai ka deklaruar se nuk ka lidhje fare me drogën dhe se ishte thjesht shofer dhe kishte për detyrë që mjeti të mbërrinte në destinacion final në Napoli të Italisë, ashtu sikurse kishte marrë orientimet nga eprorët e tij.