Kulla simbol për afro një shekull e qytetit të Vlorës, rrezikon shembjen. Ajo është Sahati i vjetër i qytetit, ndërtuar në kohën e pushtimit Italian. Një nga simbolet e qytetit, që ndodhet në qendër të tij, është anuar me 6 gradë nga lindja.
Situata është kritike aq sa jane pezulluar dhe punimet per restaurimin e Sahatit në kuadër të projektit për restaurimin e Qendrë Historike të qytetit. Nëse nuk ndërhyhet në kohë, rrezikojmë të mbetemi pa Sahatin e vjetër, inaguruar në vitin 1937. Mos lejoni të na shemben simbolet, ashtu siç ka filluar të ndodh prej kohësh! Ato janë identiteti i qytetit. denoncimi vjen nga gazetari i Vlorë Ergys Alushi/ apel.media