Mikeli i Vlorës 1505, gjeniu që sot gjendet në arkivin italian

Mikeli i Vlorës!

Artisti që jetoi e punoi midis shekullit XV e XVI dhe që nuk harroi të shënonte origjinën në punimet e tij.

“Madona con bambino e santi” është Kryevepra e firmosur nga “Michele di Lavelona” – Mikeli i Vlorës, në vitin 1505.

Sot kjo kryevepër, ndodhet në muzeun kombëtar të qytetit Akuila në Itali dhe askush nuk është kujtuar ta risjellë qoftë edhe për shkëmbim kulturor mes dy vendeve Itali-Shqipëri.

Ikona në dru konsiderohet një nga kryeveprat e Rilindjes Evropiane dhe bashkë me shumë punë të tjera, janë të panjohura për Shqipërinë por që Italia i ka në fondin e vlera të saj./ apel.media