300 mijë protestues në tubimin pro-palestinez në Londër

Një tubim i madh pro-palestinez i mbajtur në Londër mblodhi më shumë se 300,000 njerëz të cilët marshuan nëpër kryeqytet duke bërë thirrje për një armëpushim në Gaza. Më shumë se 100 protestues kryesi...
300 mijë protestues në tubimin pro-palestinez në Londër
Foto: 300 mijë protestues në tubimin pro-palestinez në Londër

Një tubim i madh pro-palestinez i mbajtur në Londër mblodhi më shumë se 300,000 njerëz të cilët marshuan nëpër kryeqytet duke bërë thirrje për një armëpushim në Gaza.

Më shumë se 100 protestues kryesisht nga grupe të ekstremit të djathtë u arrestuan pasi u përleshën me policinë dhe hodhën gurë dhe granata. Nëntë prej tyre mbetën të plagosur. Demostruesit mbanin në duar slogane, si dhe flamuj palestinezë në duar.

Kryeministri britanik Rishi Sunak dënoi dhunën ndaj forcave të armatosura dhe disa prej institucioneve. Tensionet janë rritur gjatë javëve të fundit pasi ministrja e Brendshme Suella Braverman i quajti ato “marshime urrejtjeje” të udhëhequra nga “turma”.

“Të gjithë e kemi parë se çfarë po ndodh. Nuk fshihen imazhet që po dalin nga Gaza dhe unë jam vetë palestinez. Edhe pse nuk kam qenë kurrë në gjendje të shkoj vetë në atë tokë, këto histori janë treguar dhe këto fotografi dhe pamjet i kam parë gjithnjë.”

Protestat të dhunshme ishin edhe në Spanjë.

Protestuesit pro-palestinez sulmuan stacionin e Barcelona- Franca gjatë një mitingu në qytetin katalanas. Autoritetet u detyruan që të mbyllnin portat e stacionit kryesor të qytetit teksa protestuesit u përpoqën të hynin. Oficerët e policisë përdorën gaz lotsjellës dhe shkopinj gome për të shpërndarë protestuesit.

Më herët gjatë tubimit, protestuesit qëndruan brenda stacionit duke mbajtur flamuj dhe parulla palestineze. Rreth 21,000 njerëz morën pjesë në një tubim pro-palestinez në Bruksel, ndërsa në Paris, ligjvënësit e krahut të majtë ishin në mesin e rreth 16,000 protestuesve që marshuan me pankarta dhe flamuj pro-palestinez duke bërë thirrje për një armëpushim.

Protesta u mbajtën gjithashtu edhe në Dublin, Irlandë. Demostruesit pro-palestinez bënë thirrje për të ndalur luftimet në Rripin e Gazës. Protesta vjen përpara një votimi të qeverisë irlandeze javën e ardhshme për dëbimin e ambasadores izraelite në Irlandë, Dana Erlich. Demostrata të ngjashme u mbajtën edhe në Australi, Izael, SHBA etj.