300 mijë persona në Londër protestë në mbështetje të Palestinës

300 mijë persona dolën në rrugët e kryeqytetit të Britanisë për të kërkuar fundin e dhunës kundrejt palestinezëve. Manifestimi që përkoi me Ditën e Armëpushimit nisi në Hyde Park për t’u zhvendosur në...
300 mijë persona në Londër protestë në mbështetje të Palestinës
Foto: 300 mijë persona në Londër protestë në mbështetje të Palestinës

300 mijë persona dolën në rrugët e kryeqytetit të Britanisë për të kërkuar fundin e dhunës kundrejt palestinezëve.

Manifestimi që përkoi me Ditën e Armëpushimit nisi në Hyde Park për t’u zhvendosur në rrugët kryesore të Londrës.

Protestuesit mbanin në duar flamuj të Palestinës dhe pankarta ku kërkohej fundi i dhunës së Izraelit dhe vendosja e një armëpushimi për të ndihmuar civilët e bllokuar në Gaza.

Forca të mëdha policie ishin vendosur në rrugët ku kaluan protestuesit, teksa u regjistruan dhe incidente të vogla të cilat u shuan në kohë nga efektivët.

Kështu një kundër-protestë u mbajt në Whitehall dhe Chinatown, ku personat e mbledhur nisën të hidhnin gurë e sende të tjera të forta në drejtim të atyre që ishin mbledhur në mbështetje të Palestinës.

Ndërhyrja e policisë bëri që 50 prej tyre të arrestoheshin, teksa u shmangën përplasjet më të forta.

Protesta në mbështetje të Palestinës janë zhvilluar dhe ditë të tjera në Londër që nga nisja e kundërofensivës së Izraelit ndaj militantëve të Hamasit në Gaza.