30 vite marrëdhënie diplomatike/ Zelensky zbardh bisedën telefonike me Ramën

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky këtë të premte. Biseda është përqendruar tek situata në Ukrainë, e cila prej shkurtit të vitit të...
30 vite marrëdhënie diplomatike/ Zelensky zbardh bisedën telefonike me Ramën
Foto: 30 vite marrëdhënie diplomatike/ Zelensky zbardh bisedën telefonike me Ramën

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky këtë të premte.

Biseda është përqendruar tek situata në Ukrainë, e cila prej shkurtit të vitit të kaluar ndodhet nën agresionin ushtarak rus.

Shqipëria do t’i ofrojë Ukrainës ndihmë humanitare dhe ushtarake, gjë e cila është konfirmuar nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Biseda telefonike mes Ramës dhe Zelenskyt zhvillohet në kuadër të 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Ukrainës, ndërkohë që pritet hapja e ambasadës shqiptare në Kiev gjatë këtij viti.

Presidenti ukrainas ka postuar në Tëitter se pjesë e bisedës me Ramën ishte situata në front dhe rëndësia e rritjes së ndihmës për sigurinë e Ukrainës.

“Pata një telefonatë me kryeministrin Edi Rama. Duke uruar për 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet shteteve tona, vuri në dukje hapjen e Ambasadës në Kiev. Diskutuam situatën në front, rëndësinë e rritjes së ndihmës për sigurinë e Ukrainës dhe mbështetjen për Formulën tonë të paqes”, shkroi Zelenksy.