30 vite burg për mësuesin pedofil, akuzohet për abuzim seksual me të mitur

Një mësues italian, është akuzuar për kryerje e 2 marrëdhenieve seksuale me të mitura në Tiranë.

Prokuroria e Tiranës, kërkoi 30 vite burg për mësuesin që u jepte mësim fëmijeve të varfër dhe akuzohet se abuzonte seksualisht me ta.

Ndërkohë, Masimiliano Croce rezulton i dënuar  edhe në Itali me 16 vite burg në vitin 2017 për të njëjtën vepër penale.

Ngjarja vijon ende dhe po gjykohet nga gjyqtarja Rexhina Merlika.

45 vjeçari kishte ardhur në Shqiperi para vitit 2017, për t’iu fshehur drejtësisë Italiane, pasi në Tirane u arrestua pas akuzave nga bashkëjetuesja e tij se kishte abuzuar seksualisht me dy femijet e saj të mitur, një djalë dhe një vajzë.

Gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor në prezencën dhe të psikologes, dy të miturit kanë deklaruar se janë ngacmuar e abuzuar seksualisht nga italiani. Ndërsa nëna e fëmijëve ka deklaruar se nuk ka pasur dijeni për të shkuarën e tij të errët.

Prokuroria dyshon se dy minorenët kanë marrë guximin për ta denoncuar pasi kanë mësuar arrestimin e tij dhe që kërkohej nga autoritetet italiane. Pedofili italian, kishte arritur ti ikte drejtësisë italiane dhe të fshihej në Tiranë, pasi ai jetonte në periferi të kryeqytetit./apel.media