3 detyrat që BE i ka vënë ekonomisë shqiptare

3 detyrat e Shqipërisë që BE ka diskutuar me palën shqiptare, në fillim të Tetorit në funksion të përmbushjes së marrëveshjes së Asocim-Stabilizimit, janë borxhi publik, menaxhimi i financave fiskale dhe vijimi i reformës në sektorin e energjisë.

Busulla e orientimit ekonomik për Shqipërinë sigurisht që do të mbetet progresi ekonomik dhe financiar i vendit, ku Shqipëria konfirmon angazhimin e saj për stabilitet makroekonomik, konsolidim fiskal dhe zhvillim drejt funksionimit të tregut konkurrues.

Shqipëria zotohet se do të ulë në vazhdim nivelin e borxhit publik, do të forcojë menahximin fiskal si dhe do të kapë ritmin sa i përket ngadalësimit të shfaqur në liberalizmin e tregut të energjisë” thuhet në raportin e publikuar nga BE.

Lidhur me rritjen ekonomike raporti nënvizon se ekonomia shqiptare është ngadalësua në 2.3 % krahasuar me një vit më parë për shkak të prodhimit të dobët të hidro-energjisë dhe sasisë së ulët të reshjeve.

Papunësia ka rënë në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut edhe pse rajoni ka pasur rritje të papunësisë.

Nga zhvillimet në ekonominë reale, BE nënvizon se eksportet shqiptare pësuan rigjallërim pas stanjacionit në tremujorin e parë.

Kursi i këmbimit, leku vazhdoi tendencën e tij të forcimit përballë euros në tremujorin e tretë duke u forcuar me të paktën 2.4 % që nga fillimi i vitit.

Në sektorin financiar kredia shënoi rritje për sektorin privat dhe përmirësimi kulmoi me nivelin 6.8% në tremujorin e tretë, nga 5.9% që ishte në tremujorin e dytë./apel.media