26 viktima nga tërmeti/ Rama shpall gjendjen e jashtëzakonshme pas 30 orësh

Kryeministri Edi Rama më në fund ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Durrës dhe në Thumanë.

Në mbledhjen e qeverisë në mëngjesin e sotëm, Rama tha se kjo nuk shoqërohet vetëm me një faturë financiare, por përkon me ngritjen e një enti të ri.

“Gjendja e jashtëzakonshme do të shpallet në dy zonat e prekura direkt nga tërmeti, përkon me ngritjen e një enti të ri të qeverisjes së situatës për një periudhë 30 ditore”,- tha Rama.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri tha se ka pasur tendenca mistrecllëku, për të treguar se nuk ka dashur të shpallë gjendjen e  jashtëzakonshme. Por, sipas tij qeveria ka marrë kohë për t’u menduar. Ndërkohë që deri tani janë shënuar 26 viktima, Rama e shpalli gjendjen e jashtëzakonshme pas 30 orësh.

“Ka pasur tendenca mistrecllëku që ne medemek nuk kemi dashur që të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme, dhe dua t’iu them qytetarëve që e kanë bërë të vetën këtë tezë, padashje ata kanë rënë pre e keqkuptimeve, ne kemi marrë kohë dhe kemi reflektuar, pasi shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, nuk shoqërohet vetëm me fatura financiare”,- u shpreh fillimisht kreu i qeverisë./apel.media