25 vjeçari kapet në flagrancë afër një shkollë/ Dyshohej për…

Policia e Tiranës ka arrestuar një person, i cili dyshohej se bënte shpërndarje të lëndëve narkotike në afërsi të shkollave në kryeqytet.

Përmes informacioneve të mbledhura në rrugë operative shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 Tiranë, kanë arritur të identifikojnë dhe të lokalizojnë një person që bënte shpërndarjen e lëndëve narkotike në afërsi të shkollave.

Në momentin e arrestimit 25- vjeçari me iniciale V. M kaq qenë në afërsi të  rrugës “Kongresi i Lushnjës”.

Gjatë kontrollit  personit iu gjetën,  27 doza me lëndë narkotike, si dhe një shumë  prej 63 500 lekësh të reja dhe një telefon celular,  këto objekte janë sekuestruar  në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve, u  krye arrestimi në flagrancë i shtetasit V. M., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore./ apel.media