25 Shtatori, 15-vjetori i vdekjes së shkrimtarit At Zef Pllumi

25 shtatori i këtij viti është 15-vjetori i vdekjes së françeskanit të madh, shkrimtarit dhe prijësit shpirtëror të shqiptarëve At Zef Pllumit.

At Zef Pllumi do të mbesë gjatë në memorien e të gjithëve për veprimtarinë e tij të shkëlqyer si klerik dhe shkrimtar gjithashtu edhe për kalvarin e vuajtjeve për 26 vjet në burgjet e komunizmit.
Pas 26 viteve burgim dhe rënies së regjimit komunist, shkroi jetëshkrimet e veta nëpër tituj të ndryshëm, më i bujshmi prej të cilëve ishte trilogjia “Rrno vetëm për me tregue”.

At Zef Pllumi ka ndërruar jetë më 25 shtator të vitit 2007 në moshën 83 vjeçare.