246-vjetori i krijimit të Trupave Detare Amerikane/ Kim publikon pamje nga ceremonia festive, shfaqet elegante pranë ministrave Xhaçka dhe Peleshi

Ambasada e ShBA-ve në Tiranë ka organizuar një ceremoni festive në lidhje me 246-vjetorin e krijimit të trupave detare amerikane. Të pranishëm në ceremoni kanë qenë dhe ministrja e Jashtme shqiptare, ...
246-vjetori i krijimit të Trupave Detare Amerikane/ Kim publikon pamje nga ceremonia festive, shfaqet elegante pranë ministrave Xhaçka dhe Peleshi
Foto: 246-vjetori i krijimit të Trupave Detare Amerikane/ Kim publikon pamje nga ceremonia festive, shfaqet elegante pranë ministrave Xhaçka dhe Peleshi

Ambasada e ShBA-ve në Tiranë ka organizuar një ceremoni festive në lidhje me 246-vjetorin e krijimit të trupave detare amerikane. Të pranishëm në ceremoni kanë qenë dhe ministrja e Jashtme shqiptare, Olta Xhaçka si dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Lajmin e ka bërë me dije vetë ambasadorja e cila ka shpërndarë në rrjetin social Instagram, disa pamje nga festa “chic”.

“Këtë vit, ne festuam 246-vjetorin e lindjes së Trupave Detare Amerikane. Të nderuar që u bashkuan ministrja e Jashtme shqiptare Olta Xhaçka, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Shefi i Mbrojtjes Begaj, e shumë shokë të tjerë.

Trupat e marinës amerikane kanë përfaqësuar gjithmonë më të mirët dhe më të guximshmit e Amerikës. Kushdo që ka punuar në një ambasadë amerikane e di gjithashtu lidhjen e veçantë midis diplomatëve dhe marinsave që mbrojnë ambasadat dhe konsullatat tona. Faleminderit marinsave që jeni ata që jeni, që jeni gjithmonë besnikë. Gëzuar ditëlindjen – semper fidelis!”, shkruan Yuri Kim në Instagram.