24 vite nga vrasja e Azem Hajdarit, Alibeaj: Krim politik

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka përkujtuar 24-vjetorin e vrasjes së ish-deputetit Azem Hajdari. Përmes një postimi në rrjetet sociale Alibeaj shkruan se vrasja e Hajdarit ishte...
24 vite nga vrasja e Azem Hajdarit, Alibeaj: Krim politik
Foto: 24 vite nga vrasja e Azem Hajdarit, Alibeaj: Krim politik

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka përkujtuar 24-vjetorin e vrasjes së ish-deputetit Azem Hajdari.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Alibeaj shkruan se vrasja e Hajdarit ishte krim politik në një moment tejet delikat për Shqipërinë e dalë nga kaosi i trazirave të vitit 97.

Postimi i plotë i Alibeajt:
Më 12 shtator 1998 u vra pranë selisë së PD një nga figurat kryesore jo vetëm për demokratët por për të gjithë spektrin e politikës shqiptare. Vrasja e Azem Hajdarit ishte një krim politik në një moment tejet delikat për Shqipërinë e dalë nga kaosi i trazirave të vitit 97. Në 24 vjetorin e vrasjes, demokratët kujtojnë me nderim dhe respekt një nga drejtuesit kryesorë dhe me peshë të padiskutueshme të historisë së PD dhe Shqipërisë.
I përjetshëm kujtimi i tij!