23 vite nga vdekja e Azem Hajdarit, Meta: Energjia dhe guximi i Tij duhet të frymëzojnë përpjekjet tona për një Shqipëri si gjithë Europa

23-vjetorin e ndarjes nga jeta të Azem Hajdarit e ka kujtuar presidenti Ilir Meta. Teksa ka ndarë foton e Azemit në rrjetet sociale, Meta shkruan se ai solli pluralizimin politik dhe demokracinë në vend.

POSTIMI:

Nderim, respekt dhe mirënjohje ndaj veprës së përjetshme të Azem Hajdarit, udhëheqësit të ‘Lëvizjes Studentore’, që solli pluralizmin politik dhe demokracinë.Energjia dhe guximi i Tij duhet të frymëzojnë përpjekjet tona për një Shqipëri si gjithë Europa!