SHBA-Iran, Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve: “Mos shkoni në Lindjen e Mesme”

Konflikti i vazhdueshëm mës SHBA-së dhe Iranit ka trazuar jo vetëm Lindjen  e Mesme, por të gjithë botën.

Ditën e sotme, Irani ka sulmuar me 22 raketa balistike dy bazat ajërore ushtarake amerikane, ‘al-Asad’ dhe ‘Irbil’ në Irak.

Deri më tani raportohet se kanë humbur jetën të paktën 80 persona.

Në një deklaratë për mediat vendase, udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, ndër të tjera përmendi edhe Shqipërinë, pa i thënë emrin, por duke e konsideruar si një vend djallëzor që ka bërë komplot me SHBA-në.

Pas këtyre zhvillimeve ka reaguar edhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ajo u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të mos udhëtojnë drejt vendeve të Lindjes së Mesme.

Në një njoftim zyrtar, ministria thekson se duhen shmangur udhëtimet drejt vendeve që kanë konflikte si Iraku dhe Irani.

Njoftimi:

Pas ngjarjeve të fundit të ndodhura

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikes se Shqiperise i ben thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që të shmangin udhetimet në drejtim të Lindjes së Mesme, ne vendet me tensione te pershkallezuara, Iran, Irak.

Shtetasit shqiptarë që aktualisht ndodhen në Iran ose Irak dhe qe kanë nevojë për asistencë, janë të lutur të kontaktojnë Ambasadat e Republikës së Shqipërisë në Kuvajt dhe ne Turqi në adresat:

Kuvajt (Kuwait City):

Celular: +96594048219

Office Phone: +965 2524 0627,

E-mail: [email protected]

Embassy of the Republic of Albania to the State of Kuëait

Salam Area, Block 7, Street 717, Villa 4, Kuwait

P.O.Box. 3090, Safat-13031, State of Kuwait

Turqi (Ankara)

Tel: +90 312 441 61 03 / 04

Celular: +90 549 561 1985)

Email: [email protected]

——————————

Embassy of the Republic of Albania in Ankara

Adress: Ebu ziya Tevfik sok. No.17 Çankaya/Ankara

Tel: 0090 312 441 61 03

Fax:0090 312 441 61 09

Edhe Edi Rama, pas deklaratës së Khamenei, siguroi shqiptarët duke thënë se vendi ynë është në duar të sigurta./apel.media