Bashkëshorti i Drita Saliaj rrëfen si u njoftua për vrasjen e bashkëshortes

Vrasja makabre e 50 vjeçares në Mallakastër ka ngjallur shumë polemika dhe shumë nga të afërmit kanë reaguar.

Burri i viktimës, Hair Saliaj, në momentin që ka ndodhur ngjarja ishte në Greqi dhe ka treguar se si e ka marrë vesh lajmin e hidhur.

Bashkëshorti i Drita Saliaj ka rrëfyer momentin kur ka marrë vesh vrasjen e gruas së tij.

Ai u shpreh se e kishte marrë në telefon, por Drita nuk ia kishte hapur. Për ngjarjen e njoftoi vëllai i madh.

“Unë isha në Greqi dhe e marr në telefon dhe nuk ma hapi telefonin. Më njoftoi vëllai i madh, i cili kishte shkuar në polici. Në Greqi kisha shkuar në fund të nëntorit”, tha ai.

Ai tha se e kishte lënë disa herë vetëm bashkëshorten, por ai nuk kishte shprehur ndonjë shqetësim. Ndërsa tha se do të kërkojë drejtësi edhe për nipin, u shpreh se nuk ka pasur asnjë kontakt me familjarët e nipit./apel.media