21 janari: Avokati bën deklaratën e fortë: “Vrasjet i bëri shteti, Berisha është koka”

Avokati Idajet Beqiri, gjatë një dalje televizive u shpreh se SPAK duhet të hapë dosjen e 21 Janarit në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal.

Beqiri tha se kjo vrasje ishte e mirëorganizuar dhe shtetërore.

Ai hodhi hije dyshimi mbi veprimet e ish-kryeministrit Sali Berisha pas ngjarjes, që nga ndryshimi i alibive të vrasjeve, zhdukja e pamjeve filmike, refuzimi i zbatimit të urdhër-arresteve për zinxhirin komandues të Gardës, por edhe mjaft veprimeve të tjera.

Ndërsa shtoi se juristët profesionistë duhet të përgatisin një kallëzim që të firmoset nga familjarët e viktimave të 21 janarit dhe të dorëzohet në SPAK.

“Ajo ngjarje ishte e mirëorganizuar, kriminale. Vrasjet atje ishin shtetërore. I bëri shteti. Mesa ka thënë ish-kryeministri i këtij vendi ai ka marrë përsipër të gjithë këtë krim të organizuar. Dhe ai është koka e atij krimi.  Që nga dita e parë dhe deri në fund që tha do të vrisja edhe kryeministrin aktual të shtetit. Ai ka dalë e ka thënë se çfarë ka ngjarë atje. Problem është papërgjegjshmëria e organeve të drejtësisë. Ata ishin snajper. Do t’i vrisnin se s’bën. Me qëllimi e vetëm për ta mbajtur pushtetin.  Këto duan 4-5 specialistë të mirëfilltë që të ndërtojnë akuzën siç duhet. Provat i kanë dhe të çojnë çështjen për ta rishikuar në SPAK”, tha avokat Beqiri./apel.media