20 vjet më parë hyri në fuqi Traktati i Nicës. Ai u nënshkrua në praninë e liderëve të BE-së Romano Prodi dhe Nicola Fontaine dhe ishte një hap integral për krijimin e BE-së që ne njohim sot.
Traktati i Nicës ndryshoi Traktatin e BE-së dhe synonte të përgatiste BE-në për zgjerimin e saj më të madh, me 10 vende të reja që u bashkuan në 2004 dhe me dy të tjera në 2007. Këto ndryshime përfshinin ndër të tjera: madhësia dhe përbërja e Komisionit, peshimi i votave në Këshill, një shpërndarje e re e vendeve në Parlamentin Europian, forcimi i sistemit gjyqësor të BE-së, mbrojtjen e të drejtave themelore. Më 1 shkurt, Traktati i Nicës do të shënojë 20 vjet nga hyrja në fuqi e tij! / Përgatiti Apel.Media