Nga poetja Alisa Velaj/ Shtjellë reje, shtjellë zjarri

Vjen për lexuesin e poezisë vellimi Shtjellë reje, shtjellë zjari i autores dhe studiueses vlonjate Alisa Velaj. Alisa Velaj e sjell këtë botim pas disa të tjerëve me poezi. Ajo është një autore e njohur jo vetem në qytetin e Vlorës por edhe në Tiranë e jashtë kufijve. Alisa Velaj njëherësh edhe pedagoge prej 10 vitesh në Universitetin e Durrësit.

Është kritike elokuente e letërsisë së autorëve të rinj, por edhe një promovuese e shkrimtarëve e poetëve më në zë shqiptarë si, Sadik Bejko, e Fatos Arapi. Alisa Velaj është ndër të paktët autorë shqiptarë që lëvrojnë poezinë e që janë të përkthyer në gjuhë të huaj. /apel.media