164 makina elektrike u rregjistruan në 2019 në Shqipëri

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor dëshmon se për herë të parë për periudhën janar-tetor të këtij viti u regjistruan 164 mjete elektrike, ndërkohë që për mjetet e tjerë rezulton se janë regjistruar 5 209 mjete me vit prodhimi mbi 2009/Euro 4, më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Pavarësisht se ka nisur regjistrimi i mjeteve të para elektrike, përdorimi i tyre në vendin tonë është tejet modest në raport me numrin e  përgjithshëm të mjeteve me karburant.

DPSHTRR  ka njoftuar se do të rimbursojë çdo tarifë të regjistrimit për herë të pare, për mjetet elektrike, tarifa që paguhen aktualisht për kontrollin fizik, lejen e qarkullimit, targat standarde dhe certifikatën e pronësisë, me një vlerë totale prej 7 500 lekësh.

Vende të ndryshme përdorin politika të ndryshme në këtë drejtim, kryesisht dhënien e kredive favorizuese ndaj individëve, por edhe bizneseve që kanë flota të mëdha automjetesh, me qëllim zëvendësimine  tyre.

Këto politika në vendin tonë duhet të shoqërohen edhe me ngritjen e infrastrukturës së nevojshme për karikimine tyre, që aktualisht është tejet e kufizuar./apel.media