14 Maji/ Spahia: Procesi zgjedhor ishte një katastrofë!

Ish-kryetari i bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit”, se humbja e opozitës në Shkodër erdhi edhe nga fakti se 14 maji ka qenë një proces zgjedhor i shkatërruar n...
14 Maji/ Spahia: Procesi zgjedhor ishte një katastrofë!
Foto: 14 Maji/ Spahia: Procesi zgjedhor ishte një katastrofë!

Ish-kryetari i bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit”, se humbja e opozitës në Shkodër erdhi edhe nga fakti se 14 maji ka qenë një proces zgjedhor i shkatërruar nga ndërhyrjet e strukturave të shtetit në koordinim të plotë me strukturat kriminale në territorin e bashkisë së Shkodrës, që e bëri, sipas tij, një operacion krejtësisht të pamundur fitoren e opozitës.

Spahia: Në po bëjmë analizën tonë. Se çfarë mund të kishim bërë ne më mirë edhe si kandidat edhe si koalicion, edhe si struktura, por ajo që mendoj është e qartë tashmë për këdo tashmë, jo vetëm për shkodranët, se ky ka qenë një proces zgjedhor praktikisht i shkatërruar nga ndërhyrjet e strukturave të shtetit në koordinim të plotë me strukturat kriminale në territorin e bashkisë së Shkodrës, që e bëri një operacion krehtësisht të pamundur fitoren e opozitës në këto zgjedhje.

Pra ka qenë një katastrofë, një shkatërrim i plotë i procesit zgjedhor. Unë kam marrë pjesë në disa zgjedhje si lokale ashtu edhe parlamentare, por asnjëherë si këtë herë nuk kam parë të përfshirë shtetin si koordinator mes institucioneve të veta dhe krimit të organizuar.

Rakipi: Pra ju thoni se shteti ka qenë i interesuar për marrjen e Shkodrës.about:blank

Spahia: Absolutisht po. Jo vetëm unë, por çdo shkodran që e ka parë atë që ka ndodhur.

Rakipi: Ndryshe nga të gjithë kandidatët që kam pyetur në studio që fshihnin, ju deklaruat se mpleksja e shtetit me krimin ekziston.