Në përvjetorin e 111 të Kongresit të Manastirit ia vlen të kujtojmë edhe Parashqevi Qiriazin, e cila krah Fishtës në vitin 1908, arriti të njihej edhe si autorja e parë e Abetares së gjuhës shqipe me shkronjat e Alfabetit të vendosura nga kongresi Manastirit. Ndër të tjera ajo njihet dhe si e para grua që arriti të ndërtonte një projekt mësimor në gjuhën shqipe.
Qiriazët ishin një familje e shquar shqiptare nga. Ata njiheshin edukatorë, botues, si dhe si figura publike të periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Anëtarët e kësaj familje do të mbahen mend për veprimtarinë e tyre në mbështetje të forcimit të ndërgjegjësimit kombëtar shqiptar.
Vëllezërit dhe motrat e familjes Qiriazi kanë dhënë kontriburtin e tyre në ndihmë të vendit. Ata hapën dyert e shtëpisë për mbledhjen e Kongresit të Manastirit, si dhe punuan gjithë jetën për kombin dhe gjuhën shqipe, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e arsimit shqiptar./ apel.media