1 milion e 90 mijë vaksinime, Manastirliu: Vetëm nëpërmjet vaksinimit frenojmë përhapjen e COVID-19

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shkruan se mbi 1 milion e 90 mijë shqiptarë janë vaksinuar ndaj COVID-19.

Sipas Manastirliut vetëm nëpërmjet këtij procesi do të mund të frenohet përhapja e COVID-19, duke mbrojtur veten dhe njerëzit.

Postimi i Manastirliut:

Vaksinim 🧪 Vaksinim🧪 Vaksinim

Më shumë se 1 milion e 90 mijë  vaksinime janë kryer që prej fillimit të këtij procesi jetik dhe vetëm përmes vaksinimit do të frenojmë përhapjen e #Covid19, duke mbrojtur veten dhe njerëzit e dashur.

Vaksinimi me njësitë e lëvizshme në Sukth të Durrësit.

#VaksinimiShpëtonJetë

#ShqipëriaBuzëqesh🌼