“ Media digjet Luli krihet“- Me kostum e me kollare, Lulzim Basha, u qan hallin gazetarëve

Lulzim Basha, në situatat e vështira për vendin, ka treguar se nuk flet dot pa kollare, apo pa i dhënë vetës një qendrim të impostuar prej “ burri shteti “.

Më 28 Nëntor, teksa vendi lëngonte pas tërmetit, Lulzimi zgjodhi të dilte me kollare e kostum në një fjalim gjoja “ të ndjerë“, ku u qante hallin nga zyra atyre që u dëmtuan nga tërmeti.

Sot kur vendi lëngon mbi lirinë, Luli zgjedh serish që t’i qajë hallin mediave, përmes një videoje në rrjetet sociale.

Në fakt, Luli nëse do të kishte pasur pak përgjegjshmëri, do të kishte mundur që edhe të ushtronte presion në lidhje me paketën anti-shpifje, por jo. Luli zgjodhi që të braktisë parlamentin dhe tashmë të vetmen mënyrë reagimi ka videot qesharake në rrjetet sociale./apel.media

Liria e shprehjes është themeli i demokracisë dhe çelësi i gëzimit të çdo të drejte tjetër të njeriut, prandaj të gjithë duhet të angazhohemi kundër paketës ligjore të qeverisë që synon ta cënojë këtë liri dhe të censurojë mediat.#MOSnaPREKfjalën

Gepostet von Lulzim Basha am Montag, 16. Dezember 2019